Hakmarrja e qeverisë greke kundër shqiptarëve të thjeshtë

Poeti i madh grek i vlerësuar me çmim Nobel në letërsi më 1979, Odysseas Elytisi cili nga nëna ishte me rrënjë shqiptare dhe e dinte gjuhën shqipe ka shkruar për Greqinë: “Atdheu im, një mural i mbajtur prej shtyllave francezeshqiptarevllahe e turkeKushdo që i përmendshkon drejtë e në burg”.
Nga Arben Llalla
Fotografia ku shihen shtatë kadetë, shtetas të Greqisë me origjinë shqiptare duke bërë simbolin e kombit shqiptar, shqiponjën me dy krerë, ngjalli reagime të ashpra të drejtuesve të lartë të shtetit greke. Ministri i Mbrojtjes, Panos Kammenos, i cili i përket partisë nacionaliste ekstremiste greke “Grekët e Pavarur”, deklaroi se duhet të dënohen, kurse këta ushtarë janë nxitur nga deklaratat e kryeministrit Rama për Çështjen Çame. Ministri harroi se kadetët që nuk kanë bërë betimin dhe nuk mund të dënohen.
Më tej Kammenos nxiti ushtarët grekë që në repartet e tyre të ngrenë flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë ose siç njihet “Autonomia e Veriut të Epirit 1914”. Në disa reparte të ushtrisë shihen ushtarët grekë duke u fotografuar jo me flamurin e Greqisë, atë me kryq, por me flamurin e “Autonomisë së Vorio Epirit-Aneksimi i Jugut të Shqipërisë, 1914”. Ky flamur jo vetëm provokon rëndë shqiptarët, por shfaq ndjenjat dhe orientimin e ushtrisë së Greqisë, pra një luftë të re kundër Shqipërisë. Pyetja është, nëse ministri i mbrojtjes Panos Kammenos do reagojë edhe për këto foto, që provokojnë hapur shqiptarët dhe Shqipërinë me luftë?
Por, halli është se ku na shpien deklaratat e qeverisë greke kundër njerëzve të thjeshtë që nuk kanë asnjë detyrë shtetërore në Shqipëri, që s’kanë lidhje fare me strukturat qeveritare të Tiranës? Nxitja e urrejtjes së grekëve kundër shqiptarëve nuk buron nga populli i thjeshtë grek, por nga pushtetarë dhe njerëz të kishës. Nëse vëmë re historinë greko-shqiptare kurrë shqiptarët nuk kanë sulmuar Greqinë dhe popullin e këtij vendi, ndërsa Greqia me operacionet e saj ushtarake dhe paraushtarake ka kryer masakra mbi shqiptarët duke filluar nga Arta e deri në Vlorë.
Greqia ka nxjerrë shpesh të burgosurit e saj nga burgjet për t’i cytur në kryerjen e masakrave nga 1913 e në vazhdim.
Ishin mercenarët nga Kreta të mbështetur nga ushtria e Greqisë, e frymëzuar nga mitropolitët e Janinës dhe Konicës që ju sulën jugut të Shqipërisë më 1914 deri në Vlorë duke shpallur aneksimin e jugut të Shqipërisë dhe Autonominë e Vorio Epirit. Më tej, janë masakrat në Çamëri më 1944-1945, të kryera nga ushtria e Napoleon Zervës me pjesëmarrjen e klerikëve të lartë të kishës së Greqisë. Nuk është shumë e largët mësymja dhe vrasjet në Peshkëpi të Gjirokastrës. Pra, historia është e dhimbshme për shqiptarët, por ne i kemi hedhur pas, duke besuar tek fqinjësia e mirë, tek miqësia.
Janë rreth 20 mijë martesa të përziera greko-shqiptare që janë bërë pas viteve 1990 dhe kuptohet që fëmijët e këtyre martesave sa janë grekë janë edhe shqiptarë. Si do tja bëjmë tani? A duhet që këta fëmijë t’i nxisim për një luftë greko-shqiptare? Në fakt, kjo duhet të ndodhë sipas mendjes së sëmurë të Kammenos dhe të tjerëve që ushqehen me urrejtje ndaj popullit shqiptar.
E gjithë kjo nxitje e urrejtjes së grekëve ndaj shqiptarëve vjen si pasojë e një sërë çështjeve të pazgjidhura, të cilat presin që të marrin udhë në paqe, siç janë heqja e Ligjit të Luftë, Çështja Çame, çështja e pronave të shqiptarëve në Greqi, e kështu me radhë.
Historia ka treguar se çdo tentativë e Greqisë për t’i nënshtruar shqiptarët ka përfunduar me turp për grekët dhe gjithnjë këta të fundit pa ndihmën e Anglisë, SHBA, Rusisë janë të zhdukur në mjegull.
Në damarët e çdo qytetari grek qarkullon nga pak gjak shqiptari, mjaft të bëjnë ADN-në dhe flasim kush janë grekët e vërtetë të lashtësisë dhe kush janë qytetarët grekë të sotëm. Studiuesi arvanitas, i ndjeri Aristidh Kola ka thënë se çdo gur, nëse e lëvizim në Greqi do flasë shqip.
Shkrimtari dhe poeti grek Niko Dhimu në 23 qershor 2009, në gazetën “New York Times”, deklaron: “Ne flisnim shqip dhe vetëquheshim romaikospor pastaj GëteViktor HugoDelacroixna thaJo, ju jeni grekë, pasardhës të drejtpërdrejtë të Platonit e Sokratit… Në qoftë se një vend i vogëlnjë komb i varfër ka një barrë të tillë mbi supet e tijai kurrë nuk do të shërohet…”
Siç e thotë shkrimtari Niko Dhimu, grekët e sotëm nuk janë grekët e lashtë që pretendonte historiani gjerman në shekullin XVIII, Johann Winckelmann, i cili krijoi vizionin se Greqia e lashtë është populluar nga njerëz të bukur, me flokë të verdhë e të gjatë, njerëz të zgjuar. Ky përfytyrim i Johann Winckelman, në të vërtetë ka lidhje me ilirët, të cilët kishin këto karakteristika, pra, ata, grekët e lashtë kanë qenë ilirët dhe jo grekët e sotëm. Popullsitë e Greqisë së shekullit XIX, si shqiptarët, sllavët, turqit, hebrenjtë, arabët, vllehët u imponuan të krijonin identitetin modern grek. Por, karakteristikat e bashkimit të këtyre racave, nuk përputheshin me karakteristikat e grekëve të lashtë, përveç shqiptarëve, pasi është vërtetuar shkencërisht rrjedhja e tyre nga ilirët
Share:

No comments:

Post a Comment

Popular Posts

Archive

Sponsor

Featured