-
This is default featured slide 1 title
Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.This theme is Bloggerized by Lasantha Bandara - Premiumbloggertemplates.com.
-
This is default featured slide 2 title
Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.This theme is Bloggerized by Lasantha Bandara - Premiumbloggertemplates.com.
-
This is default featured slide 3 title
Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.This theme is Bloggerized by Lasantha Bandara - Premiumbloggertemplates.com.
-
This is default featured slide 4 title
Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.This theme is Bloggerized by Lasantha Bandara - Premiumbloggertemplates.com.
-
This is default featured slide 5 title
Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.This theme is Bloggerized by Lasantha Bandara - Premiumbloggertemplates.com.
Ish truproja e liderit të Dhjetorit, Marjan Gryka: Hajdarin dhe Olldashin i vrau Sali Berisha. Ramën e mbështetëm përballë Nanos, tani nuk e besoj më
Mjaft harxhuat internet në celularin tuaj, me këtë ‘hile’ MB do zgjasin shumë
Ja 5 fakte që do t’ju bëjnë ta shihni seksin anal me një sy tjetër
‘Hëna do të përplaset me Tokën’
Shkencëtari i hapësirës në Universitetin e Idahos në Shtetet e Bashkuara, Jason Barnes thotë se sateliti ynë i vetëm natyror ka hyrë në një spirale orbituese që nuk shmang përplasjen me Tokën.
“Në fazën finale të evolucionit të sistemit Tokë-Hënë është i pashmangshëm përplasja e Hënës me Tokën. Energjia e çliruar nga kjo përplasje do të shndërrojë planetin tonë në një planet të mbushur me oqeane llave e magme”, thotë shkencëtari për revistën Forbes.
Fatkeqësist, (ose fatmirësisht, varet nga kendvështrimi) në momentin e kësaj katastrofe, njerëzimi do të ketë disa miliarda të mira vitesh që do të jetë zhdukur nga Toka.
Hëna do të përplaset me Tokën pas 65 miliardë vitesh, pra rreth 59 miliardë vite pasi planeti ynë të jetë “shkrumbuar” nga Dielli, sipas një parashikimi tjetër.
Gjithmonë nëse lloji ynë ja arrin të shmangë zhdukjen nga një luftë nukleare, përplasjen e ndonjë asteroidi apo epidemitë apokaliptike, mund të jetë këtu për të parë ditën kur ylli i sistemit tonë “shfaros” gradualisht planetet që vërtiten rreth tij.
“Pas pesë miliardë vitesh, Dielli do të jetë një gjigant i madh i zjarrtë, në përmasa 100 herë më i madh se përmasa aktuale”, deklaronte një vit më parë profesori Leen Decin i Institutit të Astronomisë në Leuven të Belgjikës.
Menjëherë pas kësaj, ylli ynë do të përjetojë një humbje të madhe të masës nga stuhi diellore të mëdha, që janë produkt i evolucionit të tij. Këto stuhi do të shpërndahen në gjithë sistemin dhe përballë tyre, mburoja jonë, pra atmosfera do të jetë e pafuqishme të na mbrojë.
“Pas 7 miliardë vitesh, Dielli ynë do të jetë një yll xhuxh i përmasave të vogla. Do të ketë përafërsisht përmasat e Tokës, por me një dendësi shumë herë më të madhe, aq sa një filxhan çaji nga masa e tij do të peshonte rreth 5 tonë”, thotë Decin. /Top Channel/
Elena Kocaqi: "Nga mendja ishe gjeni, nga guximi hero dhe nga shpirti engjell"
Miq te dashur,
Ai kishte ëndrra te mëdha për te realizuar për te mirën e këtij vendi qe i mbeten ne mes. Ai ishte i mire pa fund se kjo ka qene pjesa e edukatës se shkëlqyer qe na kane dhëne prindërit tanë fisnik. Me thoshte shpesh, motër jam krenar për ty, ndërsa motra po i thotë sot se jam e nderuar dhe e privilegjuar qe Zoti me dha një vëlla si ti dhe se do te dua shume gjithmonë. Faleminderit vella per keto vite qe ndam bashke nga jeta jone ne kete bote. Nga mendja ishe gjeni, nga guximi hero dhe nga shpirti engjell.
Nuk ka gjë qe ngushëllon dhimbjen tone për te, qe do te marr fund vetëm ne momentin qe ne do bashkohemi serish me te ne përjetësi.
I qoftë i lehte dheu i Shqipërisë qe ai e donte shume dhe Zoti e pastë pran vetes.
Greqi, grabitet familja shqiptare; vritet gruaja
Në rrethana që ende nuk dihen, situata ka precipituar në përleshje fizike mes kryefamiljarit 53-vjeçar dhe grabitësve, të cilët nuk kanë ngurruar të përdorin armët.
Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vend bashkëshortja e tij 50-vjeçare, ndërsa dy grabitësit janë larguar me shpejtësi nga banesa, por me gjithë aktivizimin e forcave të shumta të policisë, nuk u bë i mundur arrestimi i tyre.
Autoritetet kanë gjetur në banesë dy fëmijët e çiftit,18 dhe 28 vjeç, të cilët u thanë agjentëve se grabitësit, me shumë gjasa, ishin shqiptarë.
Ata kërkuan para’ dhe duket se kishin dijeni për situatën e mirë ekonomike të familjes shqiptare.
Burime policore thanë se po hetojnë ngjarjen. Dyshimet e para bien mbi të njohur të familjes, si dhe në rrethin profesional të viktimave.
Ekspertë të mjekësisë ligjore po kryejnë autopsinë në banesë, për të gjetur gjurmë ADN-je të grabitësve, ndërsa dritë mbi shkaqet e ngjarjes pritet të hedhë dëshmia e kryefamiljarit, i cili është dërguar në gjendje kritike për jetën në spitalin “Atikon” të kryeqytetit helen.
/ Top Channel
Horoskopi mujor për SHKURT 2017











