JA SI E PESOVA UNE NGA URIM GJATA DHE ZONJA!

Nga Katan Trebeshina

Kesaj it hone te perpiqesh te besh mire e te gjesh keq
. Keshtu e pesova dhe une. Nje dite me vjene nje sms dhe une pergjigjem.thjeshte shok ne fb.me emrin Urim Gjata,qe as e kame njohur dhe as ja kame pare ndonjer fytyren nga afer. Donte ti beja nje nder per nje zonje qe kish ardhur ne Gjermani dhe kishte kerkuar azil politik. I thashe zoterise se do perpiqem ta ndihmoj me sa te mundem por nuk premtova asgje sepse ketu vendimet i merr emigracioni dhe jo une.
Ku ta dija une qe ai mesazh e ajo zile telefoni do me shqetesonte kaq shume mua dhe familjen time. Ku ta dija une se me vone ky mesazh do te shfrytezohej per krijimin e nje alibie gjoja “ persekutimi e perndjekje” te kesaj zonje per qellime te rikerkimit te azilit ne nje vend tjeter Europian.
Patem komunikuar me zonjen rreth 3-4 here jo me shume.edhe ky komunikim ka qene ne fb,pa e pare asnjer e nga afer,thjesht e mesoja ku te kerkonte ndihme mjeksore,ku duhet te drejtohesh per femijet per shkolle, pra gjera te kesaj natyre dhe asgje tjeter me shume,se edhe distanca midis meje dhe saj ishte shume e larget. Mbas nje viti vetem kur shoh se zonjen na e kishin kthyer forcerisht ne shqiperi,nga nje status qe kishte bere ne fb.I them me vjen keq,mbasi ky eshte vendim per te gjithe Ballkanin,kaq.
Me vone kerkoj vete zonja qe te me dergonte dosjen qe un ta paraqisja diku per te shikuar nese mund te behej gje,dhe me con ne emailin tim te gjitha dokumentat qe dispononte. Mbasi e cova te shefi i social byros, pergjigja ishte e njejte se kjo ceshtje ishte e mbyllur dhe nuk mund te behej me asgje.
Atehere zonja me tregon se po paguante nje avokat qe ti hiqesh ndalimi ne BE dhe te vinte ne gjermani per te qendruar me femijet qe te studionin,prandaj me kerkoj ti gjeja nje gjimnaz ku te aplikonte.Edhe pse i shpjegova zonjes se per shkolle te larte e di,por jo per gjimnaz,njekosisht edhe i shpjegova se vetem banesa ketu i kushtonte me shume se nje mij euro ne muaj,pa perfshir ketu gaz,drita,ushqim,veshmbathje,libra shkollor,qe pa frik i binte qe 3-4 mije euro muaj,dhe me te drejt i them qe ku do i gjeni ter keto para.? Pergjigja e zonjes ishte se per para i kishte mar masat e nuk e kishte problem.Ok.i them,interesohem i gjej emalin e adresat e shkollave dhe ja coj nepermjet fb, nga ku zonja i dergoj emailet dhe mori pergjigje negative.
Mbas nje fare kohe mua me dergon mesazh mashtrusi Urim Gjata dhe po me thoshte qe pse nuk e ndihmove por e perndoqe.
C’tju them more miq, ishte nje rrufe ne qiell te hapur, u cudita. Po me akuzonte per nje gje qe nuk kishte ndodhur kurre. Urimi harron qe zonja ka komunikuar me mua mbasi iku ne Shqiperi dhe une i kam aty mesazhet qe tregojne se zonja as nuk eshte “perndjekur dhe as persekutuar” nga ana ime”.
E marr ne telefon zonjen ne fjale dhe i them se cfare i ke keto qe i ka shkruar Urim Gjata. Me kerkon ndjese dhe me thote qe mesazhet ja kam derguar xhaxhait (genjen) se faktikisht ja ka cuar zotit Gjata. Me thote “me fal se te kam shqetesuar ty dhe familjen tende”.
Gjithsesi zoti Gjata nga ana e tij del e mallkon, shan e thote njemije te zeza ne adresen time se gjoja une isha nje person qe kisha punuar spiun ne organet e sigurimit te shtetit.
Propogande e njohur mbas vitit 1990. “Bijte e eterve te tyre”, “spiunet” “persekutoret”.“hetuesit” e diktaures Staliniste e Hoxhiste, sllogane qe duan nje nate dimri e mbarohen.
Keto fjalimet qe mban politika ne fushatat elektorale mua nuk me bejne pershtypje fare. Keto sllogane i perdorin ata qe shajne kundershtarin me ngjarjet e para 30 vjeteve qe mua as me cenojne fare. Une kam bere vetem detyren e shtetit ashtu si edhe zoti Gjata ka bere detyren e tij si polic gjate viteve te monizmit.
Tani, problemi eshte ky me sa po kuptoj une.
1)Duke shfrytezuar rastin, po sipas Urimit se une kam punuar ne sigurimin e shtetit ashtu sic kane punuar dhe vazhdojne te punojne te gjithe, kujtojne se do perfitojne pike se gjoja perfaqesuesit e diktatures po vazhdojne akoma neper bote duke “perndjekur” kete zonjen meqe kjo paska qene e persekutuar ne regjimin komunist dhe une si “persekutor” i atij regjimi po e “perndiqja” kete zonjen.
2)Nese zonja ndjehej e “rrezikuar” nga une, pse nuk shkoj ne organet e rendit ne Gjermani dhe te denonconte perndjekjen time por shpif mbasi iken ne Shqiperi dhe i lind ideja zotit Gjata per te krijuar dosje te re persekutimi dhe gjeti pikerisht emrin tim per te kerkuar azil politik?
3)Pse zonja nuk shkoj ne organet kompetente shqiptare te denonconte “persekutuesin “ e saj me fakte por vete nuk del ne skene dhe ka nxjerre “mbrojtesin” ose me mire “avokatin” e saj mashtruesin dhe skenaristin Gjata? 
Por zonja ne fjale nuk del ne skene sepse eshte “fshehur” nga “rreziku qe i kanoset” nga mua.
Eshte per te qeshur e per te qare. Alibi e forte kjo.Une ne Gjermani e ajo ne Shqiperi,e aq me keq s’kame te drejt te vi aty.
4) Qe te kerkosh azil politik duhet te kesh dosje te forte dhe pikerisht kete po perpiqen te bejne zoti Gjata dhe zonja ne fjale. Te bej dosjen duke perlyer emrin tim me gjoja “persekutim” e “perndjekje” gje qe nuk eshte e vertete fare. Eshte nje genjeshter e madhe qe ne rast se happen hetimet do vertetojne nje flluske sapuni, e kane per te mare nje pergjigje te merituar.
Zonjes ne fjale jo vetem qe nuk i kam bere asnje lloj shantazhi por perkundrazi e kam ndihmuar per cdo problem dhe ndihme qe me kerkoj, po ashtu edhe Urim Gjaten kur qante maleve te Suedis, duke thene ju lutem me ndihmoni,dhe miku im atje ka bere 800 km.rruge, ka shkuar e ka mare dhe e regulloj ne Stokolm por miq une nuk jam emigracioni Gjerman qe ti jepja azilin zonjes.
Kjo verteteohet nga vet mesazhi qe ajo me kerkon falje dhe me falenderon mua dhe familjen time, gruan e djalin. As e kam takuar fare vetem ne telefon kemi folur asgje tjeter dhe ajo e di shume mire qe nuk ka asnje rrezik ndaj meje.
Per fatin tim te mire biseda qe kame zhvilluar me zonjen eshte e pa fshire qe diten qe jemi ber miq ne fb.me rekomandim te mashtrusit.
E kam pare dosjen e zonjes dhe problemet qe ngre ajo ne ate dosje jane pune e saj, mua nuk me interesojne. Mua me intereson njollosja e emrit tim nga ana e zonjes dhe zotit Gjata dhe do luftoj deri ne fund per te pastruar llumin qe eshte hedhur mbi mua per te perfituar zonja azilin politik diku tjeter.
Keto jane histori te njohura te azilanteve kur duan te perfitojne dokumentat por jo duke me demtuar mua ama. Kete nuk ja lejoj asnjerit.
Nje pyetje kam per zotin Gjata: A i kini bere mire llogarit,per te krijuar kete “histori” persekutimi e perndjekjeje” ? Qe ju zoteri keni nje interes kjo dihet, ndryshe nuk kishit pse ti hynit nje rruge pa krye, mbasi te njejtin skenar kini bere edhe me vajzen tuaj, e mesa kuptoj tani po mbani peng edhe zonjen qe ka rene pre e mashtrimeve te tua por gjithsesi edhe ajo nuk eshte me pake fajtore se ty.
Tani po e vras mendjen perse kjo kerkonte gjithmon te fshija mesazhet.Tani po kuptoj perse keta kane kerkuar te me vjedhin fb, mesazh ky qe me kishte cuar fb, duke me njoftuar se a kini kerkuar te nderoni paswortin, po edhe ta vjedhin te gjitha ato qe me duhen i kame sistemuar mire.
Pra si perfundim tani jam une ai qe do ti shkoj kesaj ceshtjeje deri ne fund per shpifjet dhe denigrimin e figures time, per te krijuar alibine e nje “rrezikimi te jetees e shfytezimit” te zonjes ne fjale.
Mund te beni c’te donit duke shpifur per shtetin se gjoja jeni rrahur e perndjekkur por jo ama duke me perlyer mua. Kete une nuk do ta lejoj dhe do ta coj deri ne fund. Do shkojme bashke ne prokurorine e shtetit, apo ju perfitoni nga rasti se nuk shkoni dot ne Shqiperi se “ju rrezikohet jeta” dhe luftoni me mullinjte e erez qe nga Suedia. Ashtu sic ke shkuar ne Shqiperi duke shkelur rregullat e azilit politik nga Maqedonia per hallet e tua familjare, ashtu do vish edhe ne Shqiperi te japesh llogari per shpifjet qe bere ne emrin tim.
Share:

No comments:

Post a Comment

Popular Posts

Archive

Sponsor

Featured