Disa vende ku mund të bëni seks si të çmendur

Jeni mërzitur me të njëjtat mënyra dhe vende, duke bërë seks njësoj. Ja po ju japim disa ide se ku mund të bëni seks, nëse vërtet dëshironi që ai të jetë i paharrueshëm:
Në zyrë
Mund të jetë zyra e shefit, shefes, dekanit, profesorit, bashkëpunëtorit - çdo zyrë ka magjinë e vet, gjë që do të jetë e pamundur që të përjetohet sërish ose diku tjetër. Orët e gjata të punës mund të tingëllojnë ndryshe më pas. Seksi mbi tavolinën e vjetër të zyrës, në karrige midis letrave, - do t’ua pasurojë orët e gjata të punës. Por kujdes ... mos kapeni mat.
Në tavolina ... kuzhine, lojë, bilardo
Në tavolina të tilla mund të bëni seks gjithmonë. Por ka tavolina të ndryshme. Magjinë më të veçantë ju ofrojnë tavolinat e bilardos. Seks i zjarrtë mund të bëhet mbi tavolinat e doktorëve, mbi ato kasapit, të cilat janë të mbështjella me metal të ftohtë.
Vështroni ambientin pak më mirë, gjithsesi në ambientin tuaj të punës apo në ambientet e mësimit mund të gjendet ndonjë tavolinë e tillë e cila do t’ju duket sikur është e krijuar për ju.
Në majë të malit
Majat e maleve mund të ju ofrojnë momente të paharrueshme. Nëse maja është e lartë dhe i prek retë, e dielli është drejt me ju, hija juaj mund të vizatohet në sipërfaqe të reve. Imagjinoni seksin e dy hijeve në re.
Nëse keni fatin të gjendeni në çastin e lindjes së diellit apo perëndimit, përvoja të do të jetë edhe më shumë romantike.
Në ballkon
Merrni një dhomë me ballkon në katet më të larta të hotelit. Peizazhi pasuron përvojën, ballkoni është shumë më i sigurt se sa të bëni seks në cep të greminës. Megjithatë, kujdes, mbështetja në parmakë nuk është veprim i mençur, më mirë është të bëni seks në këmbë.
Në varkë
Në çfarëdo varke dhe kudo qoftë. Adhuruesit e adrenalinës le të provojnë të bëjnë seks në kur anija është duke ecur me shpejtësi, ndërkaq ata më dembelët në ujë të qetë të ndonjë liqeni.
Në kamping
Kampingu konsiderohet një hapësirë ku bëhet shumë seks. Çadrat, shtëpiza ose makinat ofrojnë një strehim të mirë, ndërsa pamja ofron ndjesi magjepsëse
Mbi lavatriçe
Çdo familje ka lavatriçe në bodrum apo në ndonjë hapësirë të veçantë. Kundërmon nga aroma të preparateve për zbutjen e rrobave dhe aromë lagështie. Vend ideal për seks të shpejtë.
Prisni që të nisë punën centrifuga e makinës dhe uleni partneren mbi të. Vibrimet do të shtojnë kënaqësinë tuaj, ndërkaq rrotullimet e kazanit të makinës do t’i “mbysin” tingujt tuaj. 
Share:

No comments:

Post a Comment

Popular Posts

Archive

Sponsor

Featured