Ads Inside Post

Histori erotike/ Kamerieria: Seksi me djalin e pronarit, i hatashëm. Por babai i tij ‘derkuc’….

Shpesh herë na ndodh të dëgjojmë histori të ndryshme tradhtie nga të afërmit, miqtë apo të njohur.

Ndonjëherë ajo që bën diferencën në një tradhti është mënyra se si e mëson atë. Një historie tradhtie ka përjetuar edhe një 21-vjeçare e cila e ka ndarë përvojën e saj me psikologen e ‘The Sun’, duke i kërkuar kështu edhe një këshillë se si duhet të veprojë pas të vërtetës tronditëse.
Letra e vajzës:
Unë jam një vajzë 21 vjeçe dhe jam e lidhur me një djalë 28-vjeçar. U njohëm rastësisht dhe kështu filluam duke dalë në kafe e deri sa përfunduam në apartamentin e tij duke bërë seks. Vazhduam lidhjen tonë për një kohë të gjatë…por një gjë më bënte gjithmonë përshtypje…ai nuk më linte asnjëherë të flija në shtëpinë e tij pasi bënim seks apo takoheshim.
Gjithsesi…i dashuri im kishte një restorant të cilin e menaxhonte së bashku me prindërit e tij. Një ditë ai më tha që iu nevojitej një kamariere dhe nëse unë kisha dëshirë mund të punoja për ta. Pranova sepse isha pa punë por edhe sepse kështu do të kisha mundësi ta takoja më shpesh.
Punova për një kohë të gjatë aty dhe gjithmonë pas pune takohesha me të dhe lidhja jonë vazhdonte normalisht. Deri sa një ditë babai i tij solli një vajzë në restorant dhe e prezantoi para të gjithë stafit si të fejuarën e djalit të tij.
Sapo e dëgjova unë shpërtheva në lot dhe kështu u kuptua që edhe unë isha në një lidhje me të. Pas meje filloi të ulërinte edhe e fejuara e tij dhe më pas u bë një lëmsh i vërtetë.
Pas gjithë këtij sherri mes të gjithëve…ne vazhdojmë ende të takohemi fshehur. Ai më thotë se më do por nuk mund të ndahet prej të fejuarës sepse familja e saj dhe tij nuk e lejojnë këtë. Madje një ditë më tha se edhe nëse do të martohej me të, ne sërish mund të mbetemi të dashur.
Nuk di çfarë të bëj…”
Përgjigja e psikologes:
Ndërkohë, psikologia Diedre i është përgjigjur se lidhje me të është vetëm humbje kohe dhe i ka këshilluar vajzës që të bëjë jetën e saj, ashtu siç duhet.
Previous
Next Post »