Zbulohet e vërteta tronditëse për pronarin e butikut që donte të përdhunonte shitësen

Besim Lami rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë, i dënuar dy herë për shfrytëzim prostitucioni. Hera e fundit që ai përfundoi në prangat e policisë e më pas vuajti edhe dënimin për disa vite ishte më 23 prill të vitit 2010, shkruan Panorama.
 Thuajse 7 vjet më parë, ai u arrestua nga o cerët e Antitra qeve gjatë operacionit të koduar “Red Lights”, që u zhvillua gjatë natës në një hotel me 5 yje dhe mjaft të njohur në kryeqytet. Ai u arrestua bashkë me një mikun e vet për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese. Policia deklaroi në atë kohë se të dy këta persona ishin dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale, ndërsa vajzat që shfrytëzonin vinin nga një shtresë shoqërie e varfër dhe në këtë mënyrë josheshin nga djemtë e më pas ushtronin prostitucion.
Share:

No comments:

Post a Comment

Popular Posts

Archive

Sponsor

Featured