Ads Inside Post

Arsyet pse meshkujve u pëlqejnë të pasmet e femrave

Janë të njohura femrat e familjes Kardashian, të cilat u bënë të njohur nga pamja fizike, e kryesisht nga të pasmet!Por çfarë është ky fiksim pas të pasmeve?
BBC thotë se ne po jetojmë epokën e të pasmeve.
“Kjo e jona është Epoka e të Pasmeve.
Ndërsa shekulli i 18-të ishte Epoka e Arsyes, ku të gjithë ishin të fiksuar pas mendjes, sot gjërat janë më mishtore, më të rrumbullakosura.
Kaq shumë është ngulitur në vetëdijen tonë kjo gjë, sa mendohet se të pasmet janë kaq të fuqishme sa mund të thyejnë internetin.
Ka me qindra këngë për të pasmet. Kaq të përkushtuar jemi pas tyre, sa vazhdimisht ndërmarrim procedura kirurgjike për t’i fryrë ato përtej formës natyrale.
Kjo është kaq e zakontë sa viti 2015 është pagëzuar si “Viti i të Pasmeve” nga Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastike. Dhe tani, të pasmet po lartësohen edhe në vepra të mëdha arti”, shkruan gazetarja e kulturës, Kelly Grovier.
Ajo i referohet një punimi të artistes Anthea Hamilton, pretendent për çmimin Turner, një nga më prestigjiozët e artit kontemporan.
Punimi titullohet “Projekt për një derë”, është i lartë 5 metra dhe paraqet një skulpturë në formën e të pasmeve njerëzore.
Por duket se gjithmonë kemi qenë të fiksuar pas madhësisë së të formave femërore.
Madje një nga punimet më të hershme të artit figurativ, që daton këtu e 40 mijë vjet më parë, e provon këtë.
Bëhet fjalë për një vepër të quajtur “Venusi”, gjetur në Gjermani, punuar në fildish.
Previous
Next Post »