Ads Inside Post

Zbardhet telefonata/ Merkel e acaruar në bisedën me Trump

Kancelarja gjermane ka kundërshtuar hapur vendimet e presidentit amerikan për ndalimin e futjes në SHBA të refugjatëve. Ajo ia kujton Trumpit konventat dhe të drejtën humanitare.

Kancelarja Angela Merkel është e bindur se “as lufta e domosdoshme kundër terrorizmit nuk e justifikon ndalimin e futjes në një vend të personave nga vende dhe feve të caktuara”, kumtoi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert në Berlin.
Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar të premten një dekret me të cilin ndalohet për 90 ditë hyrja në SHBA e shtetasve të Sirisë, Iranit, Irakut, Sudanit, Somalisë, Libisë dhe Jemenit.
Ndërsa hyrja në vend e refugjatëve nga mbarë bota ndalohet për 120 ditë. Për refugjatët nga Siria është vendosur madje një ndalim i futjes në SHBA për një kohë të pacaktuar
Previous
Next Post »