Vendimi hyn sot në fuqi: Qindra persona janë ndaluar në kufi / ​Çfarë po ndodh në SHBA?

Shtëpia e Bardhë mbështeti sot aplikimin e dekretit të Donald Trump për imigracionin që ka shkaktuar ndalimin e 109 personave në kufij dhe ka penguar rreth 200 persona të marrin fluturimin e tyre për SHBA. “Nga 325 000 të huaj të mbërritur dje në SHBA, 109 persona kanë kaluar në procedimin e kontrolleve të riforcuara për t’u siguruar se njerëzit që ne do të lejojmë të hyjnë në vendin tonë kanë ardhur me qëllime paqësore”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer për stacionin televiziv ABC. “Ne nuk dëshirojmë të lejojmë të futet dikush që kërkon të na dëmtojë. Kjo është e gjitha. E di që në disa raste kjo do të shkaktojë pakënaqësi”, shtoi ai. “Rreth 200 persona janë penguar të nisen drejt SHBA-së”, sipas këshilltares së Donald Trump, Kellyanne Conway në emisionin “Fox News”. Dekreti i fundit i Donald Trump gjithashtu ka prekur edhe Zvicrën. Kompanitë ajrore nuk kanë transportuar udhëtarë nga vendet e ndaluara nga SHBA-ja. Dy grupe të udhëtimit të refugjatëve nga shtatë vende, të cilat kanë qenë të prekura nga vendimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që nga e premtja janë detyruar të anulojnë udhëtimin e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 
Share:

No comments:

Post a Comment

Popular Posts

Archive

Sponsor

Featured