Presidenti Trump do të rikthejë torturën me ujë? Ja pse

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se beson se tortura me ujë funksionon, duke thënë se  “duhet ta luftojmë zjarrin me zjarr", deklarata që kanë lënë të mendohet se mund të rikthejë torturën me ujë
Trump tha “ABC News" se do të konsultohet me Sekretarin e ri të Mbrojtjes James Mattis dhe drejtorin e CIA-s,  Mike Pompeo,  për atë që mund të bëhet me ligj për të luftuar radikalizmin.
Presidenti tha se ndërkohë që grupet radikale prisnin  koka njerëzish në Lindjen e Mesme "ne akoma nuk kemi hyrë në fushë".
Megjithatë, drejtori i ish-CIA, Leon Panetta, tha se do të ishte një "gabim i rëndë të rikthehej tortura me ujë.
Trump tha se dëshironte që Amerikan të ishte një  vend i  sigurt.
Share:

No comments:

Post a Comment

Popular Posts

Archive

Sponsor

Featured