Nga dasëm në tragjedi: Vdes çifti i sapo martuar dhe 47 të ftuar pasi kamioni bie në lumë

Të paktën 47 persona, duke përfshirë 10 fëmijë dhe një çift i sapo martuar, u vranë kur një kamion që transportonte mysafirët e një dasme doli jashtë rrugës dhe u zhyt në një lum në Madagaskar, tha policia të dielën.
Policia tha se aksidenti  ka ndodhur jashtë qytetit  Anjozorobe, rreth 90 kilometra nga kryeqyteti.
Kamioni po transportonte udhëtarët fatkeq që  kishin marrë pjesë në dasmë një ditë më parë.
Ka 47 të vdekur, duke përfshirë 10 fëmijë dhe çiftin e sapo martuar”, i  tha  AFP-së zëdhënësi i policisë Herilala Andrianatisaona.
Njëzet e dy persona  të tjerë u plagosën.
Policia ka fajësuar shoferin  për trasnportimin e aq shumë pasagjerëve në një kamion mallrash./SYRI.net/ 
Share:

No comments:

Post a Comment

Popular Posts

Archive

Sponsor

Featured