Zoti zbret në Tokë? Ja zbulimi që po çmend botën

Ata pretendojnë se janë vizituar nga një “fuqi e shenjtë” pasi gjetën një imazh të “Jezu Krishtit” në një trung peme disa ditë më parë.
Banorët në qytezën argjentinase General Las Heras në lindje të Buenos Aires pretendojnë se, “imazhi i shenjtë” ka ardhur te ta si një “bekim”.
Një banor, i quajtur Pablo Jose Fredes ka fotografuar zbulimin duke thënë: Ky është një imazh i fortë, ju mund të shihni Jezu Krishtin në një pemë dhe kur jeni duke qëndruar para pemës mund të ndjeni diçka brenda vetes.
Një tjetër banor që gjithashtu ka përjetësuar imazhin, citohet nga mediat lokale: Shumë besimtarë kanë ardhur në zonë për të parë fytyrën e tij dhe për tu lutur para pemës dhe ti ofrohen Zotit, pikërisht përpara tij.
Imazhet janë postuar në internet dhe shumë shpejt janë kthyer në “virale”.
Banorët thonë se pema është një në zonë jo shumë të përdorur që para shfaqjes së imazhit. Më pas, turistë të shumtë vijnë aty për tu lutur.
Share:

No comments:

Post a Comment

Popular Posts

Archive

Sponsor

Featured