Ads Inside Post

“Po, unë Donald Trump jap dorëheqje”

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ai ka dhënë dorëheqje nga pozitat që i kishte në kompanitë e tij, sipas një dokumenti të kompanisë Trump.

Në dokumentin që përmban 19 faqe shkruan: “Unë, Donald J. Trump, me këtë jap dorëheqje nga secila pozitë që mbajë” e që janë më shumë se 400 kompani të tij. Letrën e ka nënshkruar Trump, dhe në të ndodhet data 19 janar, një ditë para që të betohej si president i Amerikës.
Sean Spicer, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, u tha gazetarëve të hënën se dy djemtë e Tumpit kanë marr kontrollin e plotë të kompanive të tij, transmeton lajmi.net.
Trump në një konferencë për shtyp më 11 janar, ka premtuar se do të transferoi të gjithë menaxhimin e biznesit bijve të tij, Donald Jr dhe Eric Trump.
Ekspertët e pavarur mbi etikën dhe qeveria nuk janë të kënaqur, sepse ata besojnë se Trump duhet t’ia dorëzojë menaxhimin e menaxherëve të pavarur, të cilët do të kryejnë kontrollin pa dijeninë e tij.
“Është e qartë se kjo nuk e zgjidh konfliktin e interesit”, tha Larry Noble.
Ndërsa, Charlie Douglas, ekspert në fonde private tregon se është e nevojshme për grupin e tregtisë të thuhet saktësisht se kush e mori qytetin e Trumpit të cilin e pozicionon.
“Ai mund të japë dorëheqje, por kjo nuk tregon  historinë e tërë në lidhje me atë që ndodh me kompaninë”, tha ai për CNN.
Previous
Next Post »