Partizani në kryeqytet, stadiumi i taksapaguesve

Vladimir Gjonaj, i cili mban drejtorin e sporteve në Ministrinë e Arsimit të Sportit, i kontaktuar nga “Panorama Sport”, në lidhje me kërkesën që klubi i Partizanit i ka bërë Tiranës për të luajtur në stadiumin e tyre ndeshjet e shtëpisë, është shprehur:
vladimir gjonaj
“Të jem i sinqertë, kam dëgjuar diçka për këtë temë, por nuk jam përfshirë, pasi janë marrëdhënie mes dy klubeve dhe drejtuesve të tyre. Por, normalisht, për mua nuk ka arsye përse të mos lejohet që të luajë një ekip i kryeqytetit në një stadium të kryeqytetit, edhe pse Refik Halili e ka në përdorim stadiumin, pasi nuk e ka pronën e tij, duke qenë se ajo është e Bashkisë.
Por, normalisht, nuk ka arsye pse të vihen “gjilpërat majë më majë”. Në fund të fundit, edhe tifozët e Partizanit në gjykimin tim, janë taksapagues të Bashkisë së Tiranës”, ka thënë Gjonaj, i cili mbetet i hapur për një bashkëpunim mes dy klubeve, që rivalizojnë mes tyre sidomos në përballjet derbi.
derbi
Transferta
Partizani ka luajtur ndeshjet e shtëpisë në dy fazat e para të kampionatit në stadiumin “Elbasan Arena” dhe, sipas Gjonajt, një gjë e tillë sjell edhe probleme të tjera.
“Për mua është një debat që nuk ia vlen të bëhet dhe në rrafshin moral e njerëzor, sportiv aq më tepër. Pse duhet të ikin tifozët e Partizanit në Elbasan, të rrisin shpenzimet, rrezikun ndaj aksidenteve dhe shumë gjëra të tjera?!”, ka vazhduar zyrtari i Ministrisë së Arsimit të Sportit, i cili, në mbyllje të deklaratës, ka thënë se klubi i Tiranës mund të përfitojë edhe financiarisht nga dhënia në përdorim e stadiumit.
“Në gjykimin tim, stadiumi duhet të jepet në përdorim kundrejt tarifave siç janë të përcaktuara. Ky është gjykimi im, por nuk kam hyrë në këtë debat, pasi nuk është ministria që merret me këto gjëra, pasi janë federatat, klubet, bashki e me radhë”, ka përfunduar Gjonaj, i cili, pavarësisht se jep mendimin e tij, nuk ka dëshirë që të përfshihet në këtë debat, në të cilin janë futur dy klubet e kryeqytetit dhe tifozëritë e tyre.
ARMAND HALILI
Share:

No comments:

Post a Comment

Popular Posts

Archive

Sponsor

Featured