'Big Brother' me njoftim të ri, ja pse po kërkohen gjithë të dashuruarit

Çiftet do të kenë një tjetër shans për t’u bërë pjesë e “Big Brother Albania 9”. 
Reality-show i njohur ka vendosur që këtë vit t’i jap prioritet dashurisë së vërtetë dhe çifteve.
Ndaj, që në fillim të audicioneve u përkuan djem dhe vajza të dashuruar, apo në rastin më të mirë të martuar prej kohësh. E ndonëse audicionet kanë përfunduar, “Big Brother” do t’ju jap një mundësi të dytë për të qenë pjesë e tij.
Së fundi producentët kanë njoftuar se do të zhvillojnë një tjetër audicion në Tiranë. Në njoftimin zyrtar, thuhet se, “Big Brother pret të gjithë të dashuruarit, ata që janë bashkë prej një muaji, ose prej vitesh për një audicion të ri”. Të interesuarit mund të paraqiten ditën e hënë, më 30 Janar, tek Piramida, nga ora 11:00 - 20:00.
Share:

No comments:

Post a Comment

Popular Posts

Archive

Sponsor

Featured