‘Babushi im, ti i përhumbur mendon si do jetë ajo botë e përtejme..’

Vajza e Dritëro Agollit, Elona, në një mesazh në facebook për babain e saj, shkrimtarin e madh. Ajo gjendet në Londër, ku prej andej shpreh dhimbje jo vetëm nga të qënit larg, por dhe si një raport i veçantë me të.
Ja mesazhi në Facebook i Elonës, vajzës së shkrimtarit Dritero Agolli, drejtuar babait të saj nga Londra:
“Babushi im më ndje; e di që ti në këtë orë lufton me errësirën, pasi ti e urren atë.”Ti pret dritën. Unë jam me pjellën time tani, në një botë krejt ndryshe nga e jona, në një botë ku konsumohet e gëzohet; e ndërsa ti, i përhumbur mendon sesi do të jetë ajo botë e përtejme, ku mbizotëron errësira, ajo çka vështirë për ty si ateist, të mendohet e bukur dhe shpresëdhënëse.
Ati im më ndje; unë jam me Luelin e duhet të jem e gëzuar në sytë e tij, paçka se zemra pikon lotë, paçka se mendjen e kam tek ti.
Të dua shumë ati im. Nëse do të mund të dhurohej jeta, unë do ta jipja për ty; nëse do të mund të transferohej gëzimi, unë do të bëja çmos të të lumturoja.
Sot të bleva një shishe bojë e një pompë për stilografin tënd. Siç ma dhe porosinë para se të nisesha. Kur të kthehem, do të t’i tregoj dhe e di që do kënaqesh. Do mbushësh penën tënde, që aq ka gërvishur letrën e aq vargje e radhë ka shkruar. Të dua shumë Ati im”.
Image
Share:

No comments:

Post a Comment

Popular Posts

Archive

Sponsor

Featured