Aksident në Fier, dy të vdekur dhe një i plagosur

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Fier-Dardhzezë mbrëmjen e sotme.
Një makinë tip Benz me targa AA 494 OB humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke përfunduar në kanal.
Për pasojë, humbën jetën një burrë dhe një grua ndërsa një person i tretë është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak është pakujdesia e shoferit çka solli humbjen e kontrollit të makinës dhe daljen nga rruga.
Identiteti i viktimave dhe të plagosurit ende nuk dihet.
Share:

No comments:

Post a Comment

Popular Posts

Archive

Sponsor

Featured