Të paktën 47 persona, duke përfshirë 10 fëmijë dhe një çift i sapo martuar, u vranë kur një kamion që transportonte mysafirët e një dasme doli jashtë rrugës dhe u zhyt në një lum në Madagaskar, tha policia të dielën.
Policia tha se aksidenti ka ndodhur jashtë qytetit Anjozorobe, rreth 90 kilometra nga kryeqyteti.
Kamioni po transportonte udhëtarët fatkeq që kishin marrë pjesë në dasmë një ditë më parë.
Ka 47 të vdekur, duke përfshirë 10 fëmijë dhe çiftin e sapo martuar”, i tha AFP-së zëdhënësi i policisë Herilala Andrianatisaona.
Njëzet e dy persona të tjerë u plagosën.
Policia ka fajësuar shoferin për trasnportimin e aq shumë pasagjerëve në një kamion mallrash./SYRI.net/
No comments:
Post a Comment